Shpëtimi i sistemit financiar, arritja kryesore e Pres. Obama në 2009
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:"Calibri","sans-serif";
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:"Times New Roman";
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Presidenti Obama tha në një intervistë me gazetën "The Washington
Post"se parandalimi i shkatërrimit të
sistemit financiar, ishte arritja kryesore e vitit të parë të administratës së
tij.
Në artikullin e botuar sot,
zoti Obama tha se shumë nga premtimet që ka bërë i ka mbajtur, duke thënë se
kur ato të përmbushen, vendi do të ketë realizuar një ndryshim thelbësor në
kujdesin shëndetësor, energji, arsim dhe në sistemin e rregullimit financiar.
Zoti Obama tha se ishte shumë
entuziast për arritjet në reformën e kujdesit shëndetësor, një nga përparësitë
e tij kryesore të politikës së brenshme. Senati voton nesër për projekt-ligjin
historik. Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi variantin e saj të reformës muajin e
kaluar.Presidenti përmendi edhe arritje të tjera për vitin e parë,
përfshirë garantimin e barazisë së rrogave, zgjerimin e kategorive për krimet e
urrejtjes dhe garantimin e sigurimeve shëndetësore për 4 milionë fëmijë të
tjerë. //iç//