Çdo pjatë që ha Putin kontrollohet nëse ka helm
Presidenti rus, Vladimir Putin, i fiksuar pas sigurisë, ka urdhëruar që çdo pjatë që ai konsumon të kontrollohet paraprakisht për helm.
Lajmin e bën të ditur Gilles Bragard, themeluesi i një grupi elitar kuzhinierësh, që gatuan për njerëzit më të fuqishëm në botë.
Testuesit e ushqimit ekzistojnë akoma sot në Kremlin, ku një mjek kontrollon çdo pjatë të shefit, tha Bragard.
Duke folur në një takim në Paris, Bragard tha se edhe presidentët amerikanë preferojnë të kontrollojnë ushqimet përpara se ti konsumojnë. Këtu përfshihet edhe ish- presidenti George Bush, që kishte dy agjentë të FBI që i kontrollonin ushqimin gjatë një vizite në Londër, përpara se ta hante.
Bragard zbardhi edhe disa fakte për ushqimin e drejtuesve të shteteve më të fuqishme në botë.
Bagard tha se Francois Hollande dhe Angela Merkel preferojnë shumë djathin, kurse Obama dhe gruaja e tij preferojnë frutat dhe perimet.