Çdo të ndodh këtë javë te Sulejmani i Madhërishëm dhe Kuzej-Gunej
Sulejmani i Madhërishëm, Sulltani lexon librin e Makiavelit
Vijon të ndiqet me po aq endje sa në fillimet e veta historia e Sulejmanit të Madhërishëm. Është viti i dytë që ky serial shfaqet në ekranet shqiptare, dhe ndonëse vende si Turqia (ku ky film është prodhuar) kanë shfaqur shqetësimet e tyre madje shoqëruara edhe me urdhra për ndalimin e transmetimit të filmit, në Shqipëri ndodh krejt e kundërta. Telefilmi tërheq audiencë të re përherë e më shumë. Një histori interesante bazuar mbi shumë të vërteta mbi Perandorinë Osmane, ndonëse si në çdo film artistik, ashtu si dhe në libra, realiteti del pak nga vetja. Sulejman i Madhërishëm është një nga realizimet turke që ka kapur rekorde shikueshmërie jo vetëm në Shqipëri, por kudo në Ballkan, madje edhe më gjerë…
Gjykatësi mëson se vendimi i Sulltanit është ekzekutimi, por i kërkon atij që të mos bëhet paragjykues dhe kërkon disa ditë për të gjetur një zgjidhje për problemin. Hatixhe pyet Ibrahimin se si ishte darka me pashallarët dhe kur ai i tha se Sulltani refuzoi të shkonte në darkë, sepse ishte i lodhur, Hatixhe shqetësohet.
Qëndrimi i Shahu-së
Ibrahim është në kopsht dhe kujton fëmijërinë e tij, kur e morën nga familja, si udhëtoi dhe u gjet nga një zonjë e pasur e cila e pa kur ai po ndihmonte një tjetër fëmijë. Hatixhe afrohet dhe i tregon se Shahu refuzoi ta mbështesë atë në problemet me Hyrrem dhe do që të mos përfshihet. Ibrahim është i surprizuar nga vendimi i Shahu-së. Hyrrem viziton dhomën e Shahu dhe e pyet nëse ka nevojë për ndonjë gjë. Shahu e falënderon për mikpritjen dhe kur Hyrrem e fton atë në darkë me zonjat bamirëse, Shahu e lavdëron për bamirësinëqë ka ndërmarrë. Hyrrem e falënderon atë për mbështetjen dhe indiferentizmin për komentet e këqija rreth saj. Shahu i thotë asaj që të mos u kushtojë vëmendje dhe të vazhdojë punën e saj, por kur Hyrrem largohet, fytyra e Shahu-së ndryshon.
Libri i Makiavelit
Sulltan është në mendime të thella kur Ibrahim hyn në dhomën e tij dhe i jep librin e Makiavelit. Sulltani i kërkon falje që nuk shkoi në darkë, sepse ishte i lodhur. Gjykatësi zhytet në libra duke kërkuar një zgjidhje për Sulltanin për të zgjidhur problemin e tij pa u bërë një paragjykues. Gruaja e tij i thotë se është ftuar në darkën e bamirësisë së Hyrremit. Gruaja e tij është e shqetësuar, sepse e sheh që nuk është rehat. Sulltani hap librin e Makiavelit dhe lexon Të dashurosh frikën….apo të frikësohesh nga dashuria? . Sulltani kërkon opinionin e Ibrahimit duke qenë se sipas Makiavelit nuk mund ti kesh të dyja. Ibrahim thotë se shumë njerëz duan të jetojnë të lumtur pa marrë parasysh pasojat. Sulltani thotë se kushdo do që të jetë i lumtur, por dyshon nëse kjo është e mundur për njerëz si ata. Hyrrem hyn në dhomë për të informuar Sulltanin për darkën e bamirësisë dhe ajo sheh Ibrahimin që ulet afër Sulejmanit. Ibrahim del nga dhoma dhe kërkon të takojë Shahun.
Ibrahim dhe Shahu
Shahu e pyet Ibrahimin nëse Hatixhe u ankua për vendimin e saj që të mos përfshihet dhe Ibrahim i thotë se ajo duhet ti ndihmojë sepse Hyrrem është një grua e pabesë. Shahu e këshillon të qëndrojë larg saj, duke qenë se ajo është e pabesë dhe habitet se si një Vezir i Madh është i frikësuar nga një grua. Ajo sheh vetëm Sulltanin që është i lumtur dhe Hyrremin që kujdeset për familjen e saj. Ibrahim vë re se dashuria e Shahu është kthyer në urrejtje në lidhje me çështjen e tyre në të shkuarën. Shahu thotë se dashuria dhe urrejtja janë emocionale dhe është e mundur për të që ti ndjejë të dyja këto emocione madje edhe urrejtjen. Hyrrem i sheh ata dhe i kërkon Sumbulit që të zbulojë se përse u takuan. Sumbul kujton se kur ata jetonin në Manisa, Ibrahim dhe Shahu gjithmonë kanë qenë bashkë. Hyrrem qesh e kënaqur për lajmin që dëgjoi. Ibrahim në zyrën e tij kujton kur ai shkoi në shtëpinë e zonjës së pasur dhe e dëgjoi atë tek luante violinë.
Ibrahim luan në violinë
Hyrrem mëson nga doktori se Nubahar ishte shtatzënë dhe inatoset që ajo nuk u informua. Ibrahim kthehet në zyrën e tij dhe gjen Sulejmanin me violinën e tij dhe ai i kërkon që të luaj. Ndërkohë që Ibrahim luan në violinë, Sulejman kujton ditët ku miqësia e tyre ishte e fortë. Kur Ibrahim përfundon i kërkon Sulejmanit të shkojnë në Manisa që të kujtojnë ditët e shkuara dhe Sulejman i përgjigjet pozitivisht, por në sytë e tij ka vetëm trishtim. Mehmet mëson se Hyrrem përzuri Nurbaharin nga pallati dhe inatoset. Hyrrem thotë se kur ata bëjnë veprime pas shpinës së saj duhet të bëhen gati që të përballen me pasojat. Mehmet beson se Mihrimah është përgjegjëse për këtë dhe thotë se nuk do të flasë më për të. Hyrrem mëson nga Ajaz Pasha se Sulltani mësoi në lidhje me dokumentet dhe ajo pyet veten se si ka mundësi që Ibrahim është ende gjallë. Ibrahim i thotë Matrakçiut se ai ishte i shqetësuar në lidhje me marrëdhënien me Sulltanin, por nuk shqetësohet më duke qenë se ata kanë folur.
Interpretimi i Kuranit
Gjykatësi i thotë Sulejmanit se ai gjeti një zgjidhje për problemin e tij duke interpretuar Kuranin. Në disa rreshta të Kuranit thuhet se Allahu merr shpirtrat e njerëzve kur ata janë duke fjetur dhe ua kthen kur zgjohen. Nëse nuk ua kthen do të thotë që ata vdesin. Kështu që kur ai fle konsiderohet i vdekur. Përbetimi nuk ka efekt dhe se ai mund të ekzekutojë vendimin e tij kur ai fle. Vajza e Shahu, Esmahan dhe burri i saj Lutfi Pasha arrijnë në pallat. Mustafa viziton gruan e pasur që rriti Ibrahim dhe tani që ajo është e vjetër, kujton kur ka parë Mustafain kur ishte një djalë i vogël. Ajo i jep atij anijen që Ibrahim bëri kur ishte i vogël dhe luante me të. Në pallat gjatë darkës çdo kush ha, por Sulejmani qëndron në heshtje dhe mendon pa ngrënë. Shahu pyet nëse Bejhane do të vijë dhe Sulltani kujton kur burri i saj u ekzekutua dhe Bejhan i tha Sulltanit se ajo nuk e konsideron atë një vëlla. Ai sheh Hatixhenë dhe mendon se do të bëhet e njëjta gjë me të dhe ngrihet papritur dhe kërkon të ikë. Të gjithë janë të habitur dhe Ibrahim e sheh me ankth. Më pas në dhomën e tij, Hyrrem e pyet nëse është i sëmurë dhe Sulltani i përgjigjet se ai është mirë dhe se do të flejë…
**************************
Në Kuzej Gunej: Banu dhe Guneji shpallin sërish datën e martesës, Barësh përpiqet ti pengojë. Kuzeji takon familjen e Simajit, Ferhati e kërcënon me vdekje
Kuzey dhe Güney është historia e dy vëllezërve që pavarësisht karakterit dhe jetëve të ndryshme, e vetmja gjë që i bashkon të dy vëllezërit është dashuria e tyre e thellë për Xhemrenë. Kur Xhemre dhe Güney lidhen së bashku, Kuzey ndihet i shkatërruar. Kjo ngjarje për fat të keq bën që dy vëllezërit të përfshihen në një aksident me makinë, ku një njeri vdes. Edhe pse Güney ishte ai që bëri aksidentin Kuzey merr fajin mbi të dhe shkon në burg. Pas tre vjetësh, ai është liruar nga burgu dhe kthehet në familjen e tij…
Pasi e merr veten nga kriza nervore që kaloi, Banu vendos për ditën e madhe të jetës së saj. Ajo i surprizon të gjithë kur me një vendim të çastit deklaron datën e martesës me Gynejin. Duke menduar më shumë për shëndetin e vajzës Ebru këtë herë preferon të hesht, ndërsa Barësh hedh hapat e parë konkret për ta penguar këtë martesë. Edhe pse mund të rrezikojë shëndetin e Banus, Barësh është i vendosur ta bëjë këtë me çdo kusht.
Lufta e ftohtë e Ferhatit
Ferhati vazhdon pa shumë zhurmë luftën ndaj Kuzejit i cili pas shumë kërkimesh më në fund arrin të gjejë gjurmët e tij. Por Kuzeji nuk di gjë rreth rrezikut të madh që po e pret. Këtej e tutje armiqësia mes Ferhatit dhe Kuzejit është një armiqësi që shkon deri në vdekje. Kuzeji bie