Alfred Peza: 20 gabime që sduhet të bëjë e majta pas ardhjes në pushtet
Kandidati socialist në Peqin, Alfred Peza, ka rreshtuar 20 gabimet që e majta nuk duhet të bëjë kur të vijë në pushtet. Pas ardhjes në pushtet më 23 qershor, nisur nga problematikat që i kanë shoqëruar qeverisjet e majta pas 1990 në Shqipëri, koalicioni ynë fitues NUK duhet të bëjë gabimin që:
1 Të mos respektojë marrëveshjen me 36 partitë aleate.
2 Të mos mbajë premtimin për vendosjen e taksës progresive.
3 Të mos mbajë premtimin për uljen e çmimit të karburantit dhe plehrave për bujqësinë.
4 Të mos respektojë dhe shpërblejë kontributorët kryesorë të së majtës në 23 vjet.
5 Të mos rikthejë koncesionet e dyshimta dhe korruptive të dhëna nga qeveria Berisha.
6 Të mos rihapë çështjen Gërdeci dhe të mos nxjerrë përpara drejtësisë urdhëruesit dhe ekzekutorët e 21 janarit.
7 Të mos pastrojë administratën nga militantët dhe të vendosë sistemin e meritokracisë.
8 Të mos përfundojë në një kohë rekord, të gjitha rrugët nacionale të lëna gjithandej të papërfunduara nga kjo qeveri.
9 Të mos hapë 300 mijë vende pune brenda mandatit të parë.
10 Të mos integrojë të gjithë shqiptarët në Shqipëri, përpara se të kërkojë integrimin e Shqipërisë në BE.
11 Të mos rivendosi rendin dhe qetësinë publike brenda 300 ditësh.
12 Të mos unifikojë tregun, arsimin dhe artin Shqipëri- Kosovë.
13 Të mos çlirojë mësuesit dhe mjeket, nga diktati politik i pushtetit.
14 Të mos ia rikthejë Televizionin Publik Shqiptar, qytetarëve.
15 Të mos reformojë rrënjësisht të gjithë sistemin arsimor, publik dhe privat.
16 Të mos çmontojë sistemin e korrupsionit alarmant në vend.
17 Të mos reformojë thellësisht sistemin e drejtësisë.
18 Të mos zgjidhi njëherë e përgjithmonë çështjen e dekomunistizimit të vendit dhe rehabilitimin përfundimtar të ish- të përndjekurve politikë.
19 Të mos zgjidhi çështjet e pronës dhe legalizimeve.
20 Të mos rivendosi në një kohë sa më të shpejtë, kontrollin mbi territorin, në çdo pëllëmbë të vendit, shkruan Peza në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Një gjë është e sigurt, se kryeproblemi që duhet të zgjidhi qeveria e kryeministrit Edi Rama, është gjetja e të gjitha rrugëve më të shpejta dhe efikase, për nxjerrjen në mënyrë urgjente të vendit nga kriza e thellë social- ekonomike dhe morale ku ndodhet Shqipëria sot, e përfundon analizën e vet Peza.