E Diel, 1 Nëntor 2026

Çdo të ndodh te Kuzey Guney/Ferhati vret Aliun, Burak fiton gjyqin kundër Sinanerëve

Ferhat fshin gjurmët pas vrasjes, policia dyshon së Aliun e ka vrarë Simaji

Kuzey dhe XhemreNata e aksidentit rikthehet sërish. Këtë herë Xhemre zbulon të vërtetën: ajo ishte shkaktarja e ngjarjes që ndryshoi jetën e dy vëllezërve. Kjo e vërtetë vendos përballë njëri-tjetrit Kuzejin, Gunejin dhe Xhemrenë.
Ferhat në burg
Nga ana tjetër Kuzeji lufton për të mundur Ferhatin, ai arrin të jetë fituesi i ndeshjes me Ferhatin. Pas zbulimit të krimeve nga policia, Ferhati arrestohet. Kuzeji është i lumtur pasi më në fund e mbajti fjalën që u dha të dashurve të vet, duke i shpëtuar ata nga kërcënimet. Kështu pas ditëve të frikshme dhe të errëta, më në fund edhe për Kuzejin po fillon të dalë dielli në horizont. Nga ana e tij Ferhati përpiqet ti japë llogari policisë për krimet që ka bërë.
Dasma
Buraku edhe pse i konsideruar si një  mysafir i paftuar, vendos të shkojë në dasmën e Banusë dhe Gynejit. Ndërkohë në familjen Sinaner kriza Burak Çatalxhallë sa vjen dhe bëhet akoma më e madhe. Ndërkohë edhe prezenca e Xhemres është goditja më e madhe për Gynejin dhe Banunë të cilët bëhen gati për të shkuar për muaj mjalti. Xhemreja nuk di asgjë se çfarë po ndodh për shkak të saj, pasi ajo vuan për dashurinë e saj.
Xhemre dhe Kuzeji
Pasi i pohoi Kuzejit dashurinë që ka për të, Xhemreja nuk ka më asnjë vend ku të fshihet. Ajo vendos që mos të dëgjojë më zërin e zemrës. Ndërkohë që lidhja mes Kuzejit dhe Zejnepes është gati duke u futur në një periudhë larg frikës dhe larg problemeve, Ferhati luan kumarin më të madh të jetës së tij. Kjo lojë nuk do të ketë asnjë fitues.
Aliu vritet
Feraht për tu hakmarrë ndaj Kuzejit vret Aliun. Nga kjo ngjarje e rëndë kalojnë tre muaj dhe Kuzei shfaqet larg Stambollit, në Gjeorgji. Në këtë kohë po zhvillohet edhe gjyqi i familjes Sinaner, ku Burak del fitimtar, vërtetohet se ai është djali biologjik i Atilla Sinaner. Sami i kërkon komisarit që të gjejë Ferhatin sa më shpejt të jetë e mundur, pasi ai e di që Kuzeji është në Gjeorgji për Ferhatin dhe ka frikë për djalin e tij. Komisari i thotë atij se në armën e krimit nuk gjendet gjurmët e gishtërinjve të Ferhatit.
Ferhat fsheh gjurmët
Ferhat i ka marrë masat për këtë duke fshirë gjurmët e tij dhe duke detyruar Simain që të prek armën. Kështu pasi vërteton se të kujt janë gjurmët, policia vihet në ndjekje të Simait. Nga ana tjetër Ebru i kërkon Gunejit që të heqin qafe Burakun. Ajo i thotë se tani që Barësh nuk është, ai do të fitojë më shumë autoritet në kompani. Banu i thotë nënës së saj se Guneji do të divorcohet, ajo i kërkon atij që ti jap edhe një shans martesës së tyre. Komisari i policisë e detyron Kuzejin që të kthehet menjëherë në Stamboll pasi në këtë mënyrë ai po shkatërron hetimin e policisë…

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›