E Shtunë, 31 Tetor 2026

do vit 3500 raste me kancer

Rreth 3500 persona çdo vit diagnostikohen ne vendin tone me kancer. Kjo shifër sipas mjekëve mund të jetë edhe më e lartë, ende nuk ka një regjistër të saktë të dhënash për këtë sëmundje.

Vendin e parë për numrin e lartë të të prekurve e mban kanceri i mushkërive, me pas renditet ai i gjirit, rrugëve urinare e me pas kanceri i sistemit nervor qendror.

Për numrin gjithnjë e ne rritje të kësaj sëmundje mjekët bëjnë përgjegjëse mënyrën e të jetuarit pasi vetëm ne 5-7% të rasteve shkaku është gjenetik.

Shqetësues për mjekët mbetet kanceri i gjirit për shkak te diagnostikimit te vone te tij për shkak të të cilit 15% e grave humbin jetën ndërsa nëse ai kapet deri në masën 1cm ne 80% të rasteve është i shërueshëm.

Kanceri cilësohet nga mjekët si vrasësi i dytë pas sëmundjeve kardiovaskulare. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›