Ujesjellesi i ri ne Sukth
350 familje të Kodër Sukthit nuk do të ndjenë mungesën e ujit të pijshëm, falë një investimi të ujësjellësit në Durrës, me një vlerë prej 36 milion lekë. Rrjeti i ri i shpërndarjes së ujësjellësit është shtrirë në një gjatësi prej 10 kilometra, duke mundësuar furnzimin me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerje të banorëve të zonës. Ministri i punëve publike Sokol Olldashi, gjatë përurimit të investimit tha se ky projekt vjen në vazhdën e të tjera investimeve të nisura nga ujësjellësi me qëllim që Durrësit dhe rrethinat e tij të furnizohen me ujë 24 orë pa ndërprerje.
Zona e Kodër Sukthit, ka qenë një nga më problematiket në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm të paktën në 22 vitet e fundit, ndaj banorët shprehen të kënaqur me investimin e kryer në zonën e tyre
Investimet që janë bërë në këtë sektor gjatë këtij viti dhe që pritet të finalizohen shume shpejt do të përmirësojnë shumë kapacitetet e furnizimit me ujë të pijshëm, ku prioritet i është dhënë zonave turistike, por edhe periferike me qëllim që banorët të mos kenë mungesa të ujit. Deri më tani në rajonin e Durrësit nga këto investime kanë përfituar 8 mijë familje që iu ofrohet shërbimi I ujit të pijshëm pa ndërprerje, ndërsa në ditët në vijim do të inaugurohen edhe dy investime të tjera të së njëjtës natyrë.