E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeki, 19 të vdekur nga alkooli ilegal i helmuar

Së paku 19 vetë kanë humbur jetën dhe 24 të tjerë janë shtrirë në spital, nga përdorimi i alkoolit të lirë me përbërje të metanolit, që është një substancë helmuese, e përdorur për ta forcuar alkoolin, i cili prodhuesve u garanton fitime të larta në tregun e zi.

Disa nga ata që e kanë përdorë këtë alkool janë verbuar, ndërsa të tjerët janë në gjendje të komës dhe shpresojnë se mjekët do t’i shpëtojnë.

Republika Çeke dje ka shpallur masa emergjente, derisa numri i personave që vdiqën nga helmimi me metanol ishte rritur. Në mesin e të vdekurve janë edhe dy ferma të moshës 28 mdhe 21 vjeçare.

Në kiosqe dhe tregje është ndaluar shitja e pijeve me më tepër se 30% alkool. Nga ndërhyrja e policisë në 410 lokacione, janë gjetur 70 raste të alkoolit ilegal.

Kryeministri i Çekisë, Petër Neças, ka kërkuar nga të gjithë çekët, që të përmbahen nga pirja “e çfarëdo alkooli, origjina e të cilit është e paqartë”.

Megjithatë autoritetet kanë shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›