E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeki, qeveria u kthen pronat kishave

Qeveria çeke ka rënë dakord të paguajë miliarda dollarë për kompensimin e pronave të konfiskuara nga ish-regjimi komunist.

Sipas marrëveshjes, e cila vjen rreth 22 vjet pas rënies së komunizmit, 17 kisha të vendit do të marrin 56 për qind të pasurisë së tyre të mëparshme, që tani mbahet nga shteti dhe që kap vlerën e 3.7 miliardë dollarëve.

Ato gjithashtu do të marrin kompensim financiar, që do t`iu paguhet gjatë 30 viteve të ardhshme.

Vendimit të sotëm i duhet edhe miratimi i kuvendit. Ai pritet të kalojë pasi koalicioni qeveritar ka një “shumicë komode dhe të konsiderueshme”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›