Turi i Ahmadinexhad, stacioni i radhës Kuba

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, pritet të arrijë në Kubë, që është ndalesa e radhës e turneut në Amerikën Latine.
Gjatë vizitës 24-orëshe ai do të takohet me presidentin e këtij vendi, Raul Kastro.
Ahmadinexhad sot ka qëndruar në Nikaragua, ku ka siguruar mbështetjen e presidentit Daniel Ortega. Ky i fundit tha se "vendet kanë të drejtë të zhvillojnë energjinë bërthamore".
Perëndimi ka deklaruar se Irani shfrytëzon aktivitetin e tij bërthamor për krijimin e bombave atomike, ndaj edhe ka miratuar një sërë sanksionesh kundër tij. Ndalesa e fundit e Ahmadinexhadit në Amerikën Latine do të jetë Ekuadori.