eki shperthim i fuqishem ne qender te kryeqytetit
Ka shkuar në mbi 40 numri i të lënduarve nga shpërthimi i fuqishëm, që goditi mëngjesin e së hënës qendrën e Pragës.
Raportet e para citojnë policinë të ketë thënë se shpërthimi mund te jete shkaktuar nga gazi.
Policia tha se shpërthimi ka ndodhur në një ndërtesë në afërsi të Teatrit Kombëtar në Pragë, jo larg nga lumi Vltava.
Shpërthimi ka thyer dritaret e ndërtesave në afërsi dhe thuhet se është dëgjuar rreth një kilometër larg.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojne kerkimet për njerëz që mund të jenë ende nën ndërtesat e dëmtuara.
Rruga është mbushur me mbeturina dhe është bllokuar plotesisht qarkullimi.
Ambulancat dhe zjarrfikësit vazhdojne te qendrojne ne vendin e ngjarjes, ndërsa policia ka evakuuar një shkollë lokale.