E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekia ndalon eksportin e pijeve alkolike

Çekia ka ndaluar eksportin e pijeve alkoolike për në shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, pasi 23 persona kanë vdekur nga helmimi me metilalkool në këtë shtet. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i shëndetësisë i Çekisë Leosh Heger.
 

Qeveria çeke, javën e kaluar, për të parën herë në histori ndaloi shitjen e pijeve alkoolike.
 

Kryeministri Petër Neças, tha se shpreson se qeveria do ta tërheq këtë ndalesë, në momentin kur të zbatohen ligjet e reja, që kërkojnë që të gjitha pijet alkoolike ta kenë shenjën e prejardhjes, të përmbajtjes dhe të shpërndarjes.
 

Tashmë, Polonia dhe Sllovakia e kanë ndaluar shitjen e pijeve alkoolike nga Çekia.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›