E Diel, 1 Nëntor 2026

PDK-ja bashkohet me PD-në, do kthehet në qeveri

Partia Demokristiane i rikthehet bashkëpunimit me Partinë Demokratike. Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar më herët, kreu i PDK-së Nard Ndoka, kryesia e kësaj partie ka vendosur për shkëputjen e kësaj force politike nga koalicioni opozitar.

Në një prononcim për mediat, nënkryetari i PDK-së Vladimir Beja theksoi se bashkëpunimi me PD-në është i natyrshëm për vetë faktin që edhe kjo forcë politike është parti e qendërs së djathtë
 

Ai ka theksuar se partneriteti me Partinë Demokratike do të jetë deri në zgjedhjet parlamentare të 2013 ndërsa shtoi se marrëveshja me partinë më të madhe të mazhorancës do të nënshkruhet javën që vjen, marrëveshje kjo në bazë të cilës pritet që PDK-ja të marrë një post zëvendësministri.

Ndërkohë vjeshta duket se ka ardhur me risi për Partinë Demokristiane. Edhe pse u ndanë, duke u kthyer në kundërshtarë të përbetuar, Nard Ndoka e Nikollë Lesi pritet të shkojnë sërish drejt bashkimit në një partie.

Kreu i PDK-së Ndoka dhe ai i Lëvizjes Demokristiane Nikollë Lesi pritet të krijojnë një formacion të vetëm, që të synojë hyrjen në Parlament në zgjedhjet e ardhshme.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›