E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekia përfundon misionin paqeruajtës në Kosovë

Pas 12 vjetësh prezente në Kosovë, Çekia përfundon sot zyrtarisht misionin e saj paqeruajtës, njoftoi agjencia serbe e lajmeve Beta.

“Detyra juaj ka përfunduar. Tani na mbetet ne, diplomatëve, që të krijojmë kushte të favorshme në Kosovë për tërheqjen e investimeve të huaja, si dhe t`i mundësojmë vendit aplikimin e standardeve evropiane”, ka thënë para ushtarëve çekë të KFOR-it ambasadori i Republikës Çeke në Prishtinë, Jirzhi Dollezhal.

Në bazë të vlerësimeve të NATO-s, Çekia ka nisur tërheqjen e ushtarëve nga Kosova në vitin 2010.

Misioni çek në përbërje të KFOR-it thuhet se është misioni më i gjatë në të cilin kanë marrë pjesë trupat e Çekisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›