Çeku s’e ka ndërmend të kalojë në parti tjetër
Kryetari i socialdemokratëve të Kosovës, Agim Çeku, ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit të tij dhe shkrirjen e mundshme të partisë së tij në ndonjë subjekt tjetër politik.
Në një konferencë për gazetarë, Çeku ka pranuar se ka zhvilluar biseda për bashkimin e PSD-së me partinë ORA. Por ORA zgjodhi t’i bashkohet LDK-së, bashkim të cilin Çeku e vlerësoi si joparimor.
“Ditëve të fundit është spekuluar shumë për mundësinë e kalimit tim në ndonjë parti tjetër më të madhe apo bashkimin ose shkrirjen e PSD-së në ndonjë parti tjetër. Dua ta bëj të qartë se as unë, as PSD-ja nuk do të bashkohemi dhe as do të shkrihemi në ndonjë parti tjetër”, ka thënë Çeku.
“Nëse unë do të isha i interesuar vetëm për akomodimin tim apo për të pasur një post qeveritar, unë kam mundur edhe më herët t’i bashkëngjitesha ndonjë partie politike dhe të zgjidhja rrugën më të lehtë”.
Por ai ka theksuar se gjatë gjithë jetës dhe karrierës së tij ushtarake dhe politike, kurrë nuk ka kërkuar rrugë apo zgjidhje të lehta. “Gjatë tërë jetës sime jam gjendur në vendin e duhur në kohën e duhur. Gjatë luftës, në periudhën më të vështirë, kam marrë në drejtim UÇK-në dhe e kam udhëhequr deri në fitore. Jam krenar që kam mundur ta mbështes UÇK-në për të fituar legjitimitet ndërkombëtar duke e transformuar në TMK”, ka vazhduar Çeku.
Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, tani, në procesin e shtetndërtimit çështja kryesore është se si të transformohet politika dhe shoqëria kosovare. “Jam i sigurt se vendi më i mirë për të kontribuar për këtë është PSD-ja si parti moderne evropiane që vazhdimisht do të ofrojë dhe prodhojë ide, politika të qarta programore dhe vizione të reja. Ne si parti, por edhe unë si lider i saj, nuk mund të prodhoj ide dhe vizion të ri politik nëse do të bëhemi pjesë e ndonjë partie tjetër”.
PSD-ja, ka thënë Çeku, ka një mision dhe një vizion të qartë për realizimin e këtij misioni. “Sado e vogël që mund të duket sot dhe sado e madhe që do të bëhet nesër, PSD-ja, nuk do të heqë dorë nga ky vizion për Kosovën”.
Në këtë konferencë me gazetarë, lideri i PSD-së ka thënë se Kosova ka nevojë për një politikë dhe ide të reja, programe konkrete për ndërtimin e një shteti dhe shoqërie çfarë e dëshirojnë qytetarët e saj.