elet ne Galerine eArteve ekspozita e Gent Korinit

Çelja e ekspozitës së parë vetjake në Galerinë Kombëtare të Arteve për artistin Gent Korin është realizimi i një ëndrre të hershme.
Piktori ka preferuar që të komunikojë me publikun përmes gjuhës abstrakte edhe pse kjo forme nuk përthithet lehtë. Korini e çon me tej ambicien e tij pasi dëshiron të lërë një shenjë në artin modern shqiptar.
Gjuha artistike që përdor artisti në ciklin e tablove abstrakte të ofron një dialog personal dhe njëkohësisht është e shtrirë në koordinata të gjera historike e gjeografike që jep mesazh universal.
Punimet shfaqen në forma të ndryshme të abstraksionizmit gjeometrik dhe ekspresionizmit abstrakt, i cili jepet përmes ngjyrës.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 23 Mars në sallën qendrore të galerisë.