E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja shembja e qiellit romani me i ri i Bashkim Shehut

Drama psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetar dhe me autoritetin e Zotit. Ky është thelbi i romanit të ri të Bashkim Shehut, “Loja shembja e qiellit”.

Shehu thotë se pjesët që kanë të bëjnë me historinë moderne të përndjekjeve ndaj fesë në Shqipëri janë mbështetur në kujtimet e At Zef Pllumit.

Ndërsa Prec Zogaj i cili ka lexuar veprën, historinë e Aleks Krastës nuk e shkëput nga bashkëudhëtimi me autorin.

Një i dënuar në komunizëm, një i persekutuar, por edhe një dënues, që gjer në vdekje, shkon me idenë, se ka bërë gjënë e duhur, janë tri prej personazheve që ngrenë në këmbë romanin më të ri të Bashkim Shehut. Komunizmi dhe demokracia përplasen, secila me armët e veta, regjimi me burgjet e liberalizimi me shpërndarësit e drogës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›