elet ne Tirane ekspozita e pare e LGBT

Organizatorët nuk kishin kërkuar mbrojtje, por ekspozita e parë me objekte të rralla të LGBT u çel në masa të rrepta sigurie.
Në hyrje mesazhi është i qartë, të gjithë lindin të lirë dhe të barabartë.
Muzeu Historik Kombëtar ka hapur dyert për herë të parë për komunitetin e LGBT në Shqipëri.
Për Kuratorin e ardhur nga Suedia kjo është një shenjë pozitive.
“Në kohën e komunizmit komuniteti i LGPT në Shqipëri nuk ka ekzistuar, por realizimi i kësaj ekspozite në Muzeun historik, ku dëshmohet historia e një vendi është një sinjal pozitiv , ku gjërat kanë ndryshuar pozitivisht”- u shpreh ai.
Organizatorët shqiptarë me bindje thone se homofobia i përket të shkuarës.
40 objektet e prezantuara janë nga më të ndryshmet dhe ato përcjellin histori njerëzore. Ndër më të vecantët është një dorëshkrim që shënon edhe librin e parë të mirëfilltë dedikuar këtij komuniteti.
Të pranishmit në ekspoziten “Art 1” mbështesin iniciativën për të bërë publike historitë e tyre.
Gjatë kësaj ekspozite, që përmban objekte nga Muzeu i Nobelit, në Suedi, ai i Sporteve, i Teknologjisë dhe madje edhe disa fotografi impresionuese të vitit 1903 nga Muzeu i Policisë, u shpallën për herë të parë 12 çmime Aleati dhe Aleatja e Vitit për LGBT.