E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre balerina italiane kercim mbi fasada

Kjo eshte padyshim gjetje nga ana e organizatoreve per te inaguruar institucionin e ri, të Insituti italian te kultures.

Tre balerina jo te zakonshme, perfaqësuese te kompanise teatrale il posto shoqeruar nga saksofonisti Marco Casteli sollen nje performance te rralle….

Kercime mbi fasadat e godines shenojne pa diskutim një spektakël unik dhe te papar me pare ne Tirane.

Ideatoria dhe koregrafia Wand Moretti me kete performance te nderthurur mes spektaklit dhe akrobacise sjell nje forme te re në fushen e kercimit modern.

Për me shume se 60 minuta balerinat performuan mbi fasada te lidhura ne litar, here levizjet ishin solo dhe here te sinkronizuara mes tyre

Nje gje eshte e sigurt se nje spektakel ekzibicionist i te kercyerit ne forme vertikale mbi fasade do te mbahet mend gjate nga spektatoret kryeqytetas.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›