E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi deri në çmenduri për shërbimet e Riberisë

Londër - Çelsi është i gatshëm të shkojë deri në çmenduri për të marrë shërbimet e mesfushorit francez Frenk Riberi. Emri i futbollistit të Bajernit po përflitet gjerësisht në mediet angleze, megjithëse ai ka deklaruar se nuk dëshiron të luajë në Premier Ligë.

Në këtë pistë londinezët duhet të mposhtin konkurrencën e madrilenëve të Realit, të cilët e kërkojnë prej kohësh Riberinë. Reali i Madridit ka mbështetjen e fuqishme të legjendës Zinedin Zidan për të arritur tek ylli francez, pasi marrëdhëniet mes këtyre të fundit janë të shkëlqyera.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›