Gordon Brown i mbijeton komplotit
Londër - Në gazeta sot në fokus është kryeministri britanik Gordon Brown dhe rritja e partisë nacionaliste BNP. The Financial Times shkruan në faqe të parë " Brown lufton rebelët".
Gordon Brown mundi që mbrëmë të largonte një komplot kundër tij pasi personat me peshë brenda partisë u rreshtuan
përkrah tij.
Neil Kinnock, ish udhëheqësi laburist, ishte në krye të shumicës laburiste që doli në përkrahje të kryeministrit, thotë gazeta.
The Daily Telegraph ka artikullin "I detyruar të përulet."
Gazeta thotë me tej se "Ministri i njëmbëdhjetë largohet brenda një jave." Po në këtë gazetë në një koment thuhet " i (Gordon Brown) mund të jetë i dobët, por rebelët janë edhe më të dobët."
Dje, thotë gazeta, ishte koha që këta rebelë të tregonin se vërtetë donin të bënin diçka pas zgjedhjeve evropiane, por askush nuk pati kurajon të organizojë largimin e Brown-it.
The Times "Përulja i jep rezultat ditës për Brown-in, ndërsa deputetët tërhiqen."
Gazeta fokusohet në fjalimin e zotit Brown i cili premtoi dje se do të ndryshonte.
Duket, thotë gazeta, se kryeministrit i është dhënë kohë deri në vjeshtë të sjellë ndryshime.
Po në The Times "Griffin përshëndet fitoren e BNP-së si e çara e parë në një digë gënjeshtrash. "
Nick Griffin që është udhëheqësi i BNP ishte në gjendje mjaft të lumtur dje, shkruan gazeta, pasi ai dhe një deputet tjetër i partisë së tij për herë të parë kanë fituar vend në parlamentin evropian.
Kjo fitore do të thotë se secili prej tyre do të marrë një pagë prej mbi 80 mijë stërlinash, secili dhe do të ketë akses për buxhet të stafit prej afro 210 mijë euro si dhe për zyrë afro 50 mijë euro.
Gazeta jep një profil të tij kur si adoleshent iu bashkua Lëvizjes së socializmit kombëtar që u themelua për nder të Hitlerit, anëtarët e të cilës organizatë kishin kryer edhe një fushatë duke i vënë zjarre me qëllim pronave të hebrenjëve dhe sinangogave në vitet -60.
The Guardian ka në faqe të parë një fotografi të zotit Brown që sapo ka dalë nga takimi pasi i mbijetoi revoltës brenda partisë së tij dhe ku pranoi "Unë kam shumë për të mësuar".
Gazeta citon edhe kancelarin Darling që thotë "Suksesi i BNP në zgjedhje ishte faji ynë."
Gazeta ka në brendësi edhe një fotografi të udhëheqësit të konservatorëve, David Cameron me titull "Cameron vë në lojë vallëzimin e vdekjes së Laburistëve. "
Në gazeta sot zë vend të veçantë edhe një turne sekret që Obamat bënë në Londër.
Michele Obama së bashku me dy vajzat vizituan pallatin e Westminster-it dhe Big Ben-in.
Si dhe duke iu kthyer zgjedhjeve në Iran është dhe artikulli me titull në Guardian "
Manifestimet e rivalëve bëjnë që çdo gjë në Teheran të ndalojë, ndërsa Mousavi dhe Ahmadinejad rrisin fuqinë. "
/BBC/