E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi fiton në përballjen direkte me Aston Vilën

Skuadra e Çelsit arriti të marrë një fitore të rëndësishme 1-0 në përballjen direkte me Aston Vilën në transfertë. Në këtë ndeshje debutoi edhe trajneri i ri i Çelsit, Gus Hidink. Kjo fitore ishte mjaft e rëndësishme për skuadrën e holandezit Hidink, pasi arrin të parakalojë Aston Vilën në klasifikim.

Golin e vetëm të takimit të parë të javës së 26-të të Premier Ligës e shënoi Anelka në minutën e 19-të. Çelsi me këtë fitore ngjitet në kuotën e 52 pikëve duke zënë vendin e tretë. Aston Vila mbetet në kuotën e 51 pikëve, duke u parakaluar nga Çelsit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›