Kaljari hedh dorashkën për sfidën me Milanin
Tekniku i Kaljarit, Masimiliano Alegri, e deklaron të hapur sfidën me Milanin. Tekniku siçilian deklaron se skuadra e tij do të bëjë më të mirën e mundshme për të befasuar milanezët.
“Dua që skuadra ime të bëjë një paraqitje të mirë, -deklaron trajneri i Kaljarit. Në planin teknik Milani është një skuadër që nuk ka kundërshtar në Itali. Por, ne do të bëjmë lojën tonë. Do të shfrytëzojmë rastet që do të na krijohen. Në këtë garë duhet të tregojmë një kurajo të madhe. Jam optimist, e shoh skuadrën të karikuar".
Kaljari ndodhet në vendin e shtatë me 37 pikë, 8 më pak se Milani i vendit të tretë. Objektivi i Kaljarit në këtë sezon është pjesëmarrja në Ligën e Europës.