Aksidentohet prefekti i Lezhës

Prefekti i Lezhës, Pal Dajçi, si dhe gjashte efektive te ndërhyrjes se shpejte te Shkodres, janë plagosur gjate një aksidenti ku u përfshinë tre mjete. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e se mërkurës, ne hyrje te Urës se Milotit, përgjatë autostradës Lezhe-Fushe Kruje. Fatmirësisht, te aksidentuarit kane marre plage te lehta dhe pas mjekimit kane lëne Spitalin Ushtarak. Sipas policisë, prefekti tentoi te parakaloje fugonin, por te njëjtin veprim ka kryer edhe drejtuesi i mjetit te FNSH-se, çka ka shkaktuar përplasjen mes tyre. Me pas, fugoni ka goditur edhe një makine tjetër qe ndodhej para tij dhe udhëtonte drejt Tiranes.
Shpërndaje