eshtja Caminski ne gjykate

Gjykata e Durrësit nis çështjen penale në mungesë për 70 vjecarin amerikan Carl Stephan Caminski, nën akuzën për veprën penale ``marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur``. Prokuroria ka kërkuar ekstradimin e tij dhe pas përfundimit të dënimit në muajin shkurt në shtetin amerikan. Caminskit do ti dërgohet një letër rekomande e dytë , në burgun e Centakit ku vuan dënimin për të njëjtën akuzë pedofilie, për cështjen penale. Caminiski akuzohet për abuzim me tre djem të mitur në vitet 2003 -2006. Gjatë kohës që ka qëndruar I fshehur në Durrës, për shkak se autoritet amerikane e kishin shpallur në kërkim ndërkombetar në një shtëpi me qera, në Rrashbull të Durrësit , Caminski në atë kohë 62 vjecar dyshohet se ka abuzuar me tre djem të mitur në banesën ku jetonte me qera. Në 2006 ai u kap në Gjermani me një pasaportë të falsifikuar dhe pasi kreu në këtë shtet dënimin prej 16 muajsh, u ekstradua drejt Amerikës, ku vuan dënimin. Në kompjuterin e tij u gjetën mbi 6 mijë fotografi duke realizuar akte me të mitur përkatësisht meshkuj.
Hetimet kanë nisur nga pala gjermane e cila në laptopin e Kaminskit gjeten adresa të koduara, te cilat u deshifruan nga hetueset amerikane. Aty edhe u zbulua që Kaminski kishte postuar fotosh me djem të vegjël, të zhveshur, duke kryer marrëdhënie seksuale.