E Diel, 1 Nëntor 2026

Peng ish kunatin e motres arrestohet Bekim Jacaj i doli ne mbrojtje motres

Kur ka mbërritur ne shtëpinë e motrës, është përballur me një realitet te ri. E ndare, kurse vëllai i bashkëjetuesit rremonte neper shtepi per plackat e fundit te mbetura pas largimit. Kaq  ka mjaftuar dhe  Bekim Jaçaj 28 vjeç i kërkoi llogari 17 vjecarit, pa u menduar gjate se menyra se si po sillej do ta çonte brenda ne qelli si pengmarrës.  
Ngjarja ka ndodhur në Sarandë prane plazhit dhe policia e ka klasifikuar si vepër penale “heqje e paligjshme e lirise”. Jaçaj është arrestuar nga policia e Sarandës e cila edhe ka dhënë versionin e saj të gjarjes. Sipas informacionit zyrtarë, nje telefonate e Ylber Miskes, beri qe Bekim Jaçaj te arrestohet per pengmarrje te 17 vjeçarit, Adhurim Miska. Dy vellezerit Miska prej katër vitesh jetonin si nje familje ne shtepine e motres Jaçaj. Dy muaj me pare pas nje konflikti ne çift, Ylber Miska largohet prej aty dhe diten e diele ai kishte dërguar vëllanë te merrte rrobat.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›