E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja Haradinaj, lirohet dëshmitari Shefqet Kabashi

Në ditën e tretë të gjykimit, Gjykata e Hagës ka liruar dëshmitarin kryesor të Prokurorisë, Shefqet Kabashi.  Në vazhdim të gjykimit të filluar sot, Kabashi ka përsëritur se nuk është në gjendje të dëshmojë për ato që ai kishte pohuar gjatë dëshmive për lutfën e UÇK-s në Dukagjin vitin 1998 dhe 1999.

Shefqet Kabashi, ish-pjesëtar i UÇK-së, është arrestuar javën e kaluar në Holandë për shpërfillje të Gjykatës së Hagës në vitin 2007, kur kishte refuzuar t`u përgjigjet pyetjeve të hetuesve gjatë dhënies së dëshmisë kundër Ramush Haradinajt dhe të tjerëve.
 

Ndërkohë në Hagë po vazhdon seanca ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkëluftëtatët e tij, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj. Në Korrik të vitit 2010 Haga nisi rigjykim të pjesshëm, pas ankesës së prokurorisë lidhur me vendimin e 3 prillit 2008 për lirimin e Ramush Haradinajt.

Në shkurt të vitit 2011 Haradinaj ka dorëzuar imunitetin e tij si parlamentar i Kosovës për t`iu nënshtruar gjykimit të Gjykatës së Hagës. Haradinaj mbahet në Hagë nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në krime lufte në Kosovë në vitin 1998.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›