E Diel, 1 Nëntor 2026

Çështja Lika dhe Laska fiton në Strasburg kundër Shqipërisë

Tiranë, 22 prill, NOA - Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut shpalli vendimin e saj përfundimtar në lidhje me çështjen Lika dhe Laska kundër Shqipërisë, e cila u përfaqësua nga Andi Dobrushi dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, duke konstatuar se është shkelur e drejta për një proces të rregullt.

Bëhet me dijeni se paditësit Vladimir Laska dhe Artur Lika, aktualisht vuajnë dënimin në burgun e Burrelit, ndërsa janë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës së Pukës me 13 vjet burgim, për veprën penale të vjedhjes me armë, në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Shkeljet e pretenduara sipas tyre përpara Gjykatës së Strasburgut, ishin keqtrajtim nga policia gjatë momentit të marrjes në pyetje si dhe shkelje të procesit të rregullt.

Gjykata vërejti se kërkuesit ishin shpallur fajtor bazuar, kryesisht, në thëniet e dëshmitarëve dhe është pikërisht ky veprim hetimor që në vlerësimin e Gjykatës është kryer në kundërshtim me normat e procesit të rregult.

E veçantë në këtë vendim është fakti që Gjykata vlerëson seduhet të bëhet një rigjykim apo rihetim i çështjes, për rikorrigjimin e shkeljes, nëse do të kërkohet nga aplikantët, ose përfaqësuesit e tyre ligjorë.

Së fundi, Gjykata vlerësoi se shteti Shqiptar duhet tu paguajë, secilit aplikant 4.800 (euro) për dëmin jo-ekonomik, sipas nenit 41 të Konventës.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›