Çështja e Dritan Dajtit, Krimet e rënda kërkojnë short publik
Gjykata e Krimeve të Rënda kërkon organizimin e një shorti publik për të përcaktuar një avokat për Dritan Dajtit.
“Për të zhbllokuar këtë situatë në kushtet kur i pandehuri Dritan Dajti nuk merr pjesë në gjykim dhe duhet patjetër ndihma e një mbrojtësi Gjykata e Krimeve të Rënda ka propozuar një zgjidhje; atë të organizimit të një shorti publik nga Dhoma e Avokatisë Tiranë, nën organizimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe në bashkëpunim dhe me Gjykatën e Krimeve të Rënda. Kjo zgjidhje është sygjeruar në një shkresë që Gjykata u ka dërguar Dhomës së Avokatisë së Tiranës, Dhomës Kombëtare të Avokatisë , Komisionit për Ndihmë Ligjore dhe për dijeni Ministrisë së Drejtësisë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë thuhet në njoftimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Gjyqi ndaj Dritan Dajtit ka hyrë në një spirale pas fund zvarritjeje, pasi prej muajsh, gjykata nuk ka mundur të zhvillojë asnjë seancë ndaj tij, për shkak të mungesës apo dorëheqjes së avokatëve.
Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.