Çfarë bisedoi Kadri Hazbiu me Fiqrete Shehun para trupit të pajetë të Mehmetit

ISH-KRYEMINISTRI MEHMET SHEHU ME ENVER DHE NEXHMIJE HOXHEN
Aq sa shtjellohen ngjarjet e mëngjesit të 18 dhjetorit 1981 në vilën e Kryeministrit nga Ali Çeno, ish shef i grupit të shoqërimit të Mehmet Shehut, për hetuesit e çështjes Hazbiu mbeten deri në fund të paqarta e të veshura me mister.
I thirrur disa herë për të shpjeguar rrethanat si është njohur me lajmin e vetëvrasjes së Mehmetit, njeriu që i ka garantuar jetën Kryemnistrit dhe familjarëve të vet, është detyruar të dëshmojë me detaje skenën e tmerrshme, kur ka parë trupin e pajetë të Mehmet Shehut në vilën e tij. Pas telefonatës së Vladimir Shehut në orën tetë të mëngjesit, kujton Çeno, shkova në vilën e Kryeministerit, u njoha me ngjarjen dhe telefonova Ramiz Alinë dhe Çule Çirakun. Pastaj mbërriti aty grupi i ekspertëve me pajisjet përkatëse. Dëshmia e ish-bodigardit të Mehemt Shehut, marrë nga libri i Kastriot Dervishit Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij, zbulon përjetimet e çasteve të para në mëngjesin e 18 dhjetorit 81 në vilën e Kryeministrit, reagimet e familjarëve dhe myasfirët që u gjendën menjëherë në shtëpinë e Mehmet Shehut pas lajmit të vetëvrasjes. Çështja më e debatueshme që Çeno ka konsumuar në ligjëratën para hetuesve dhe në procesin gjyqësor ka qënë ajo e vizitës së fshehtë të Feçor Shehut dhe Kadri Hazbiut në vilën e Mehmetit, disa orë para aktit të vetëvrasjes. Në vijim të interesimit të hetuesve, të tjerë dëshmitarë, kryesisht nga radhët e punonjësve të shërbimit të familjes Shehu dhe ekspertëve që kanë këqyrur trupin pa jetë të Mehmet Shehut, kanë rrëfeyer për çfarë kanë parë e dëgjuar natën e vetëvrasjes së Kryeministirit. Njëri pas tjetrit, dëshmitarët Farije Koçiraj, Llesh Rroku, Milto Kristaqi, Vasal Afezolli, Fatos Harito, Bashkim Çuberi e Elham Gjika kanë pohuar në Hetuesi përjetimet e tyre nga ngjarjet në vilën kryeministrore, natën e 17 dhjetorit dhe mëngjesin e 18 dhjetorit 1981…
Dëshmia në Hetuesi
Hetuesia ndaj përgjegjësit të rojeve të Mehmet Shehut, Ali Çeno, zhvillohet nga hetuesit Flamur Çato dhe Sokol Koleka, më 2 tetor 1982 deri më 13 korrik 1982. Edhe kjo është hetuesi e përgatitur nga akuza, sipas dëshirës së saj. Ali Çeno i pranon akuzat se ka kryer veprimtari armiqësore për të goditur vijën e Partisë së Punës së Shqipërisë e për të përmbysur diktaturën e proletariatit. Hetuesia ndaj Çenos zhvillohet fillimisht në Elbasan, pasi qendra e tij e banimit ishte në Cërrik. Për mëngjesin e 18 dhjetorit 1981, në shtëpinë e Mehmet Shehut, Çeno dëshmon se e ka thirrur Vladimir Shehu në orën 8.00 të mëngjesit. Në korridor, Bardha, gruaja e Vladimirit, po ulërinte: Obobo, babi. Ka hyrë brenda dhe ka parë Mehmet Shehun të mbuluar me batanije, deri në grykë. I ka matur pulsin dhe ka vërejtur se nuk punonte. Pistoleta ishte mbi batanije. Vladimiri kishte marrë letrën që kishte lënë Mehmet Shehu, duke e cilësuar personale atë. Vladimiri nuk pranonte ta jepte. Ali Çeno i ka thënë që të mos e hapte. Aliu ka marrë në telefon drejtorin e Drejtorisë së Dytë të Sigurimit të Shtetit, Xhule Çiraku dhe më pas ka njoftuar sekretarin e KQ të PPSH-së, Ramiz Alia. Feçor Shehun ishte e pamundur ta kapte në telefon. Pas kësaj kishte marrë në telefon Feçorin dhe ky i ishte përgjigjur: Mirë, o, mirë. Si duket, Feçori duhet të ishte informuar nga Xhulja. Kadri Hazbiu ia ka behur në shtëpi pas 10-15 minutash. Kishte hyrë në dhomën e Mehmetit, ishte dridhur e pastaj kishte shkuar për të takuar Fiqretin. I ishte drejtuar Fiqretit me fjalët: Pse o Fiqrete, e bëri kështu këtë punë? Mehmeti sduhej të vriste veten, se Byroja Politike, e shumta një vërejtje në kartën e regjistrimit do ti jepte. Fiqretja ishte ngrirë, qante, por lot nuk nxirrte. Kadriu kishte pyetur në kishte lënë apo jo ndonjë letër, por Fiqretja nuk përgjigjej. Në këtë moment, Vladimiri ka ndërhyrë, duke i thënë se letrën e kishte ai. Kadriu e ka marrë letrën nga Vladimiri, pa e hapur nga zarfi. Kadriu mori letrën, e palosi më dysh, e futi në xhep dhe u largua. Pas kësaj ia kanë behur dy zëvendësministrat dhe grupi operativ me Elham Gjikën. Hetuesia e Ali Çenos zhvendoset në Tiranë më 1 dhjetor 1982 dhe çështja pasohet nga hetuesit Sokol Koleka dhe Bashkim Caka. Dëshmitarit i kujtohej një rast në vitin 1975, kur Mehmet Shehu i kishte marrë pistoletën me një plumb. Pas pak, në zyrën e tij kishte ardhur Kiço Ngjela. Pasi Mehmet Shehu i kishte komunikuar shkarkimin, Ngjela kishte dalë i zverdhur nga zyra e Kryeministrit. Dëshmitari vazhdon të thotë se pistoletën Makarov me porosi të Mehmetit e kishte marrë pas prishjes së fejesës së Skënderit tek Nazar Berberi. Në fund, Ali Çeno nuk i pranon akuzat që i bëhen.
Pohimet në gjyq
Ali Çeno pohon me gojën e tij apologjinë se ishte një nga pjesëtarët e organizatës antirevolucionare që kryesonte kryetradhtari Mehmet Shehu, të përbërë nga armiqtë e Partisë e të popullit, shpirtzinjtë Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Ziçishti, Mihallaq Ziçishti, Fiqret Shehu etj, që kërkonin të përmbysnin diktaturën e proletariatit dhe të vendosnin një rend borgjez-revizionist. Nuk harron Çeno të përmendë në apologjinë e tij se kishte qënë përgjegjës i Sigurimit të poliagjentit, tradhtarit, armikut dhe xhelatit Mehmet Shehu. Ai e hiqte veten se u kishte shërbyer tërthorazi agjenturave të huaja. Pastaj, në këtë fjalë gjen armiq të betuar. Në funksion të asaj që kishte thënë akuza, Çeno thotë se më 16 tetor 1981 dhe një ditë më pas në shtëpinë e Mehmet Shehut kishin ardhur përkatësisht Feçor Shehu e Kadri Hazbiu. Feçori ishte shoqëruar nga Besnik Kasa. Më 17 dhjetor 1981, Çeno thotë se Mehmeti ishte bërë si pulë e lagur. Mjeku i Mehmetit, Llesh Rroku, kishte përcjellë porosinë e Mehemt Shehut që kishte pyetur kush ishte me shërbim. Atë natë ishte Dashamiri dhe Pëllumbi. Çeno thotë se Kadriu ka ardhur në darkë, afër orës 19:00, me një çantë si dosje në dorë. Ishte përshëndetur me të, por i kishte thënë që të mos i thoshte njeriu. Çeno bënte deklarata se njerëzit më të afërt të Mehmet Shehut ishin Kadri Hazbiu, Llambi Peçini dhe Gani Kodra. Ai akuzon se ka dëgjuar nga një person tjetër se janë vrarë njerëz me urdhër të Llambi Peçinit. Por, ky i fundit pyet nëse dinte ndonjë emër. Çeno pohon se e kishte me të dëgjuar e nuk mund të thoshte gjë. Feçori, i akuzar nga Çeno, përgjigjej: Unë nuk jam në mbrojtje të Mehmet Shehut, ai është armik i tërbuar i Partisë. Ndërsa Ali Çeno duke harruar për një çast pozitën e tij, i thotë se në bazë të dokumeteve Feçori kishte ndihmuar fejesën e Silvës (Turdiut-shënim), duke harruar se ai (Aliu) nuk kishte akses në posedimin, analizën dhe interpretimin e dokumenatve. Kadri Hazbiu hedh poshtë të ketë qënë mbrëmjen e 17 dhjetorit 1981 në shtëpinë e Mehemt Shehut.
Dëshmitë e Mysafirëve të fundi në shtëpinë e Kryeministrit
Farije Koçiraj
E vitlindjes 1937, nga Drashovica, dikur punëtore në shtëpinë e Mehmet Shehut, atë çast kameriere në birrarinë Adriatiku, dëshmonte më 13 janar 1983 për udhëtimin jashtë shtetit me Fiqreten. Të enjten e 17 dhjetorit 81, ajo ka shërbyer në shtëpi, ndërsa dy të tjerë kishin qënë pushim. Dëshmitarja i ka bërë kafen e asaj dite Mehmetit. Përshtypje i ka bërë fakti se Fiqreteja e ka përcjellë Mehmetin deri tek dera, kur ky shkonte në mbledhjen e pasdites së Byrosë, veprim që ajo nuk e bënte më parë. Në mbrëmje, Mehmeti nuk e kishte prekur fare ushqimin. Dëshmitarja ka ikur në darkë në shtëpinë e saj. Të nesërmen është paraqitur në punë në orën 6.30. Kafen e darkës ia kishte çuar Mimoza. Vladimiri dhe Fatbardha po i thoshin Fiqretes pse e bëri këtë Mehmeti, nuk duhej të vriste veten etj. Ali Çeno, duke iu drejtuar Fiq