Kryebashkiaku Keta bën thirrje për bisedime

Roland Keta
Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Roland Keta ka bëri thirrje për dialog të menjëhershëm mes komapnisë ACR, minatorëve dhe sindikatës, për ti dhënë fund grevës 17 ditore të minatorëve të Bulqizës.
Ai u bëri thirrje familjarëve dhe mbështetësve të minatorëve që protestuan sot në rrugën kombëtare Peshkopi- Tiranë të ruajnë qetësinë.
Situata zgjidhet vetëm me mirëkuptim mes palëve, tolerancë dhe qëtësi- tha Keta
Ndërkaq, kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla në një komunikim me mediat, duke iu bërë thirrje minatorëve që të ruajnë qetësinë, tha se marrëveshje konsensuale është e vetmja zgjidhje.