Çfarë e shkaktoi vdekjen e poetit të madh?
Në një situatë normale, askush nuk do të dyshonte për vdekjen e tij. Por Kili ka një histori të gjatë vrasjesh politike dhe në këto kushte, kërkohet e vërteta deri në fund
Misteri i Nerudës
Eshtrat e poetit nobelist të Kilit, Pablo Neruda, u zhvarrosën dje në një përpjekje për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij, pasi një ndihmës ka hedhur dyshimin se ai u vra nga gjenerali Augusto Pinoçet dhe regjimi ushtarak i instaluar prej tij.
Eshtrat e Pablo Nerudës janë varrosur në një kopsht në Isla Negra, shtëpia e tij e dashur pranë detit në bregun e Paqësorit. Ai është varrosur pranë bashkëshortes dhe muzës së tij, Matilde Urrutia.
Poeti vdiq më moshën 69-vjeçare, më 23 shtator 1973, vetëm 12 ditë pas grushtit të shtetit të gjeneralit Pinoçet. Certifikata e tij e vdekjes thotë se shkaku ishte kanceri i prostatës, një konkluzion që u pranua nga të gjithë për pothuajse katër dekada.
Por ish-asistenti i tij personal, Manuel Araya, thotë se poetit iu injektua një helm, ndërsa gjendej në spital. Araya thotë se Neruda, një komunist, po përgatitej të largohej në ekzil në Meksikë, nga ku planifikonte të udhëhiqte opozitën botërore kundër diktaturës ushtarake në atdheun e vet.
Deri në ditën që do të vdes, nuk do ta ndryshoj historinë time, thotë Araya për BBC. Neruda u vra. Ata nuk deshën që Neruda të largohej nga vendi dhe kështu e vranë.
Kancer apo helmim?
Aludimet e Araya-s janë marrë seriozisht. Pas disa hetimeve, një gjykatës vendosi se ka të dhëna të arsyeshme për të urdhëruar zhvarrosjen e poetit.
Ekspertët mjekoligjorë që do të ekzaminojnë eshtrat e Nerudës, thonë se do të kërkojnë mbi të gjitha për dy gjëra. Fillimisht do të kërkojnë për shenja të kancerit në eshtrat e poetit. Kjo mund të japë të dhëna për shkallën e avancimit të sëmundjes dhe mund të mbështesë, por jo të provojë përfundimisht, teorinë se kanceri shkaktoi vdekjen e tij.
E dyta, ata do të kërkojnë për shenja toksine, ekzistenca e të cilave mund të forcojë aludimet e Araya-s.
Në të gjitha rastet nuk do të jetë e lehtë.
Gati 40 vjet kanë kaluar që kur vdiq Neruda dhe trupi i tij është dekompozuar prej kohësh.
Sa më shumë kohë kalon, aq më e vështirë bëhet puna jonë, thotë dr. Patricio Bustos, drejtor i shërbimeve mjekoligjore të Kilit, një organizëm shtetëror që mbikëqyr zhvarrosjet dhe ekzaminimet.
Por, nga ana tjetër, ka pasur përmirësime teknologjike përgjatë 30-40 viteve të fundit, të cilat mund të na ndihmojnë.
Dentistja mjekoligjore dhe antropologia Claudia Garrido-Varas, thotë se edhe pse 40 vjet kanë kaluar, ka ende gjëra që mund të gjenden në mbetjet kockore përmes analizave toksikologjike.
Nëse helmi është përdorur, varet nga lloji dhe sasia e helmit, apo nga numri i dozave të përdorura për të zbuluar gjurmë të tij.
Pa gjurmë
Puna e skuadrës mjekoligjore është bërë më e vështirë nga mungesa e të dhënave mjekësore nga spitalet ku Neruda u mjekua. Ai vdiq në spitalin Santa Maria në kryeqytetin Santiago.
Sipas lajmeve të gazetave të kohës, spitali publikoi një njoftim, ku përmendej ataku kardiak si shkak i vdekjes. Por spitali thotë se nuk ekziston sot ndonjë kopje origjinale e njoftimit, ndërsa certifikata e vdekjes së poetit nuk përmend atakun kardiak.
Disa muaj para se Neruda të vdiste, media e Kilit raportoi se ai i ishte nënshtruar një operacioni në një spital tjetër. Por zyrtarët e spitalit tjetër thonë gjithashtu se nuk ka të dhëna.
Gjykatësi që po heton vdekjen e Nerudës është përpjekur të gjejë edhe të dhëna mjekësore në Francë, ku poeti ishte mjekuar në vitet 1970, ndërsa shërbente si ambasador i Kilit në Paris.
Asgjë nuk u gjet.
Araya dhe Partia Komuniste e Kilit thotë se mungesa e të dhënave është shumë e dyshimtë, veçanërisht duke marrë parasysh figurën e Nerudës si fitues i çmimit Nobel dhe diplomat i lartë.
Injektimi misterioz
Pavarësisht kalimit të kohës, Araya thotë se mban mend qartë se çfarë ndodhi në ditët pas grushtit të shtetit. Ai thotë se Neruda u pranua në spital më 19 shtator 1973 dhe po përgatitej të fluturonte për në Meksikë më 24 shtator.
Mëngjesin e 23 shtatorit, Matilde dhe unë shkuam në Isla Negra për të mbledhur disa plaçka të tij, kujton ai. Ndërsa ne gjendeshim atje, mora një telefonatë nga Neruda në klinikë.
Ai më tha: Kthehu sa më parë! Ndërsa po flija një mjek erdhi dhe më dha një injeksion në stomak.
Araya thotë se Matilde dhe ai u kthyen menjëherë për në Santiago. Neruda vdiq rreth orës 22:30 atë mbrëmje, kujton ai. Matilde Urritia vdiq më 1985-n. Ajo gjithmonë mohoi aludimet se bashkëshorti i saj pati vdekur nga kanceri, por nuk akuzoi kurrë publikisht se ai ishte vrarë.
Fondacioni Pablo Neruda, i cili mbikëqyr trashëgiminë e poetit, këmbëngul se ai vdiq nga kanceri, por thotë se do të bashkëpunojë për zhvarrimin dhe testimet.
Histori e pistë
Do të ishte e lehtë të hidhej poshtë akuza për vrasje si e pabazë, në rast se nuk do të bëhej fjalë për historinë e Kilit. Në vitin 2009, gjashtë njerëz u akuzuan për vrasjen e ish-presidentit të Kilit, Eduardo Frei Montalva.
Ai ishte mjekuar në të njëjtin spital ku vdiq edhe Neruda. Atje, Frei Montalva mori një ndërhyrje kirurgjikale rutinë më 1981, në kulmin e sundimit ushtarak të gjeneralit Pinoçet.
Por nuk doli kurrë gjallë.
Një gjykatës doli në konkluzionin se ai ishte helmuar me thallium dhe gaz musta