E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e balerinës, gjykata vendos 15 ditë burg për Elton Bajraktarin

Gazeta Shqip

sonila tafaGjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e arrestit 15 ditë burg për Elton Bajraktarin, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e 26-vjeçares Sonila Tafa. Gjykata ka shpallur ndërkaq në kërkim 34- vjeçarin Artur Kuliçi i akuzuar si autori i ngjarjes së ndodhur në orët e para të së dielës në një lokal në periferi të Tiranës.

Bajraktari akuzohet se ka larguar nga vendi i krimit autorin Kuliçi, por ai e ka mohuar këtë akuzë. Sonila Tafa humbi jetën në orët e para të së shtunës, pas një sherri në pub-in “Drem City”, ku ajo po argëtohej në shoqërinë e disa miqve të saj.

Personat e përfshirë në sherr kanë qëlluar me armë dhe një plumb rikoshet e ka goditur 26-vjeçaren në kokë, duke i shkaktuar vdekjen pak minuta më pas, gjatë rrugës për në spitalin Ushtarak.

9 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Vrasja e balerinës, gjykata vendos 15 ditë burg për Elton Bajraktarin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›