E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë i ka trembur kaq shumë amerikanët?

avioniDepartamenti i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim për kujdes gjatë udhëtimeve për shkak të një kërcënimi të paspecifikuar nga Al Kaeda.

Sipas BBC, DASH bën me dije se potenciali për sulme është veçanërisht i fortë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut.

Lëvizja vjen pak pasi SHBA deklaroi se do të mbyllë disa ambasada në këtë rajon të dielën.

Departamenti ka njoftuar qytetarët amerikanë që të jenë vigjilentë nëse udhëtojnë nëpër botë deri më 31 gusht të këtij viti.

Informacionet aktuale sugjerojnë se Al Kaeda dhe organizata të lidhura me të planifikojnë sulme terroriste në rajon dhe përtej. Përpjekjet për të kryer këto sulme do përqendrohen duke nisur nga tani deri në fund të gushtit, thuhet në deklaratë.

Një zyrtar i lartë amerikan i tha NBC se kërcënimi mund të lidhet me muajin e shenjtë të Ramazanit, që mbaron javën tjetër.

Mes ambasadave amerikane që do të mbyllen të dielën janë ato në Izrael, Egjipt, Turqi, Algjeri, Jemen, Arabi Saudite dhe Bangladesh.

Në botën myslimane, e diela është një ditë pune. Në pjesën tjetër të botës, zyrat diplomatike amerikane janë të mbyllura të dielën.

Është e mundur që ambasadat të qëndrojnë të mbyllura edhe për disa ditë të tjera, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit për BBC-në./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›