Çfarë të bën paraja/ Ramsfeld: Berisha është një aset i çmuar, Mediu është si djalë i ri
Kur edhe pak ditë e ndajnë vendin nga zgjedhjet, në Tiranë ka zbarkuar edhe ish- Sekretari i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld.
I ftuar nga Fatmir Mediu i Partisë Republikane, ai u bë një nga të paktët persona që merr titullin më të lartë nga presidenti Bujar Nishani, Urdhrin e Flamurit, të cilin presidenti nuk po e kursen më.
Në një forum të organizuar me këtë rast, Fatmir Mediu pati rastin që të fliste si një ish- Ministër i Mbrojtjes.
Të kujtohej periudha e para- Gërdecit, ndërsa Mediu dukej i lumtur që i kishte dhuruar një vizitë të tillë Berishës.
Kurse kryeministri nuk pati zë që të fliste.
I ngjirur dhe i lodhur, ai tha vetëm pak fjalë.
Ramsfeld është një nga strategët e sigurisë e paqes në SHBA e botë. Jemi shumë të nderuar dhe krenarë që jeni në Shqipëri. Për ne shqiptarët flamuri është kulti më suprem, atë e kemi gjënë më të lartë dhe ky ishte një dekorim i një miku që me vendosmëri na ndihmoi për tu anëtarësuar në NATO si aleancë vlerash, paqeje dhe sigurie, që këto 20 vite historia e dha që të përdorte forcën e saj në mbrojte për herë të parë në Kosovë, por të dashur miq, sekretari Ramsfeld është promotor i lirisë në vendin e tij dhe botë, të paktë janë njerëzit mbi tokë që lahen në ujërat e të njëjtit lume, tha Berisha.
Por edhe pse pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria njohu vetëm rënie në fushën e lirive dhe të drejtave, siç e pranojnë diplomatë dhe ish- diplomatë amerikanë, për Ramsfeld Berisha është një aset i çmuar.
Kryeministri është aset i çmuar, por e shoh që i ka ndryshuar pak zëri, tia kursejmë zërin sot. Zërin e tij e dalloj nga të gjithë kudo. Sa për Mediun, mbetet djalë i ri. Habitem sesi, në fakt unë javën tjetër bëhem gjysh, jam plakur, tha Rumsfeld duke qeshur.
Me kalimin e viteve keni zhvilluar një lloj ndjesie për vendin, duhet të them se takimi me presidentin, kryeministrin sot dhe marrja e kësaj ndjesie kaq të madhe sot, them që ishte një kënaqësi shumë e madhe dhe të kuptonin marrëdhëniet mes dy vendeve. Ime shoqe thotë që kur shkon rreth të 80-ave flet shumë, gjatë gjithë kohës dhe unë po mundohem të disiplinoj veten, vijoi ish- zyrtari amerikan, që vlerësoi për më tepër edhe taksën e sheshtë, duke thënë se do donin ta kishin edhe në SHBA./ep