Çifti ngjiz fëmijën ndërkohë që burri flinte gjumë
Share
Një çift që kishte shpenzuar 18 muaj duke u përpjekur të ngjizin një fëmijë u habit kur zbuloi se e kishin ngjizur fëmijën ndërkohë që burri ishte në gjumë.
Rajan dhe Di Herris, nga Britania, ishin gati që të nisnin një trajtim për fertilitetin, kur zbuluan se ajo ishte shtatzënë. Ata mbanin shënim për çdo herë që bënin seks. Por Rajan vuan nga sekssomnia, një sëmundje e rrallë që bën që njerëzit të angazhohen në akt seksual ndërkohë që janë në gjumë. Edhe e shoqja e tij në atë momente ishte në gjysëm gjumë e si në ëndërr.