Çiljeta, fashion edhe në Kongresin e PD-së
Kjo foto që shikoni djathtas është shkrepur nga paparaci ynë ditën e Kongresit të PD-së ku çili ishte e pranishme gjatë zhvillimit të punimeve të saj. Këngëtarja seksi asnjëherë nuk e ka fshehur tifozllëkun e saj për këtë forcë politike. Gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme, çiljeta ishte njëra nga këngëtaret e përzgjedhura për koncertet e PD-së dhe ajo, përveç se këndonte bënte thirrje për ta votuar këtë parti. Mbase këtu mund të ketë qenë zanafilla e idesë së saj për tu përfshirë në strukturat e saj. Dhe ja ku vjen surpriza, kur mësojmë se çiljeta është një nga kandidaturat për anëtare të këshillit të përgjithshëm dhe mbas numërimit të votave mund t’ia dalë me të vërtetë. Për herë të parë në debate të ndryshme politike, u përfshi edhe emri i saj, madje disa analistë shprehën edhe çudi për këtë vendim të PD-së për ta angazhuar këngëtaren në strukturat e saj.