Çim Peka sulmon ashpër Ngjelën dhe Lubonjën: Dy të çmendur që urrejnë Berishën
Çim Pekës i ka dhembur shumë humbja e thellë e PD-së në këto zgjedhje. Dhe, gjithë mllefin e vet ka vendosur ta zbrasë tek Spartak Ngjela dhe Fatos Lubonja.
Duke shkruar në Facebook, Prka e ka cilësuar Ngjelën si një të çmendur, ndërsa për nënën e tij ka thënë se ka ecur mbi kufomat e pushkatuar nga komunizmi.
Ndërsa Lubonjën e ka cilësuar si një marksist.
E urrejnë pse po vazhdon të marrë frymë, e urrejnë dhe pse pranoi humbjen, e urrejnë dhe pse nuk po ikën si ordiner (Nano 2005, kur u zhduk për dy muaj dhe u rishfaq duke akuzuar opozitën se i kishte manipuluar zgjedhjet, dhe që dorëheqjen si lider i partisë, e jepte nga selia e qeverisë). Nuk lënë arsye pa thënë, vetëm që ta urrejnë. Por, shkaku është tjetër dhe vetëm një. Viti 1990. I mundi dhe i bëri të lirë. Nuk donin lirinë, pranonin burgun, por Ramizin në pushtet. E kam fjalën për dy individë: Spartak Ngjelën dhe Fatos Lubonjën.
I pari bëri burg se dukej më normal sa duhej për ta izoluar tek 17 në Elbasan, dhe më anormal se normalja për ta lënë të lirë rrugëve të Tiranës. Në vitin e largët, kur e izoluan në burg. Por, vetëm për disidencë jo. Dhe një gjë që duhet thënë për “disidentin” Ngjela. Nëna e tij është personi që kaloi fizikishte mbi kufomat, njerëz që ishin pushkatuar pa gjyq si kundërshtarë të Enver Hoxhës. Kurrë nuk e dënoi këtë akt barbar të së jëmës.
I dyti, Lubonja. Thjesht një marksist edhe në 2013. Urren këdo që nuk është si ai.
Shqetësimi i tyre i fundit është se Berisha u rikthye më pozitiv se kurrë në opinion, pas aktit të djeshëm. Shtatori është shumë larg. Dhe mund të ndodhë!!!?? Asgjë nuk ndodh, kryeministër do jetë Rama. Dhe Ngjela do jetë këshilltari i tij, në vend të Toni Bler. Tani mund të flasim pa fund për qindra gabimet që ka bërë Sali Berisha në këto 23 vjet. Pasi të themi se kush janë ata që po i bëjnë gjyqin nëpër ekrane, shprehet Peka./b.l