E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku: Qeveria e përkushtuar në integrimin komuniteteve

Qeveria është zotuar edhe një herë se do të ndihmojë integrimin e komunitetit rom ashkali dhe egjiptian në shoqëri. Ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku ka vlerësuar se aplikimi i kërkesave për integrimin e këtij komuniteti nuk duhet të merret si kusht i BE-së, por si obligim ndaj qytetarëve. Sipas saj integrimi i këtij komuniteti është mjaft i rëndësishëm për ne.
 

“Atyre duhet t`u jepet mundësi të barabarta sikurse komunitetit shumicë. Jemi krenarë që kemi hartuar strategjinë e një plan-veprimi, por duhet sërish të punojmë, pasi çdo komunitet është specifik”, ka thënë Çitaku.
 

Përfaqësuesi i BE-së për Kosovën, Samuel Zbogar ka thënë se BE-ja do të ndihmojë zbatimin e këtij plani, pasi ky është një ndër prioritetet për Kosovën.
 

“Kushtet e këtij komuniteti nuk janë problem vetëm në Kosovë, por edhe në mbarë Bashkimin Evropian. Është me rëndësi të përmirësohet integrimi i komunitetit RAE”, ka thënë Zbogar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›