Greqia siguron mbështetje për fshirjen e borxheve

Ministria greke e financave njoftoi të premten se 85.8 % e huadhënësve privatë kanë rënë dakord me marrëveshjen. Mbështetja ishte tepër më e madhe se 75% mbështetje që kishte nevojë Athina.
Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë thënë më parë se nëse kjo marrëveshje për fshirjen e borxheve nuk kalohet, atëherë Greqia nuk do të mund të siguronte dorëzaninë e miratuar së fundmi prej 130 miliardë eurosh.
Ndërsa Ministria greke e Financave e ka bërë të qartë se nëse nuk arrihej kjo marrëveshje, vendi do të falimentonte.
Sipas marrëveshjes, investitorët do të humbin 74 % të borxhit me vlerë prej 171 miliardë eurosh të Greqisë. Pra, Greqisë tashmë nuk do t’i duhet të paguajë plot 107 miliardë euro nga borxhet e saj./Start/F. P/
2012-03-09 11:59