“Bëmë baba të të ngjaj”, Taulanti në votime me djalin Robin
Robin Balla është djali i vogël dhe i vetëm për momentin i deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla. Është bërë djali më vip, gjatë legjislaturës së kaluar parlamentare. I ka parë të gjitha, selinë e Partisë Socialiste, ndërsa babit të tij i duhej të dilte në konferencë shtypi e të përgatiste deklaratën për mediat. Ka shkuar edhe në Parlament, në komisionin e integrimit, ku ulet Taulanti.
Pra, e gjithë rruga për të nisur një karrierë prej politikani, duket se ka nisur të shtrohet mirë. Djalit të vogël i pëlqen të bëjë ato që bën babi i tij, dhe ashtu siç duket edhe në një video të publikuar nga Taulanti e imiton atë më së miri. Por ditën e 23 qershorit ai ka marrë edhe pjesë në votime. Nuk i është ndarë të atit edhe atë ditë dhe ka parë me kërshëri mënyrën se si babi i tij është bërë deputet, duke hedhur një fletë në një kuti të vendosur mbi një tavolinë.
(e.m/summerpages/G.SH/BalkanWeb)