Pas debatit me bashkeshorten e hedh ate nga kati i 9

Pas një debati të ashpër për arsye xhelozie, një 30 vjeçar shqiptar ka hedhur bashkëshorten e tij nga kati i nëntë i pallatit. Dhe pse 31 vjecarja Silvana H. ka bërë të pamundurën për tu kapur pasi tij, ajo ka përfunduar në trotuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Kanë qenë pikërisht plagët që ajo i ka shkaktuar bashkëshortit të saj që kanë detyruar policisë të mos i besojë tezës së vetëvrasjes. Sipas fqinjëve, cifti që jetonte në Milano të Italisë, bënin shpesh debate të tensionuara. Sipas të afërmeve të viktimës, 30 vjeçari, i papunë, kishte një lidhje jashtë martesore në Shqipëri, kjo ishte dhe arsyeja e debateve të shpeshta mes tyre.