E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ereniku” godet grupin kriminal

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar nën udhëheqje të prokurorit publik pas hetimeve të kryera që nga gushti i vitit 2012, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi të organizuar që merrej me kontrabandim të migrantëve, krim të organizuar, sot me datën 23.7.2013 ka bërë arrestimin e tetë personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘kontrabandim me migrantë’ dhe ‘krim të organizuar’.

Operacioni i koduar me emrin “ERENIKU”, ka rezultuar me kontrollimin në gjashtë qytete të Kosovës: Prishtinë, Ferizaj, Shtime, Prizren, Rahovec dhe Pejë në gjithsej trembëdhjetë lokacione të ndryshme, me ç’rast është arrestuar grupi i të dyshuarve, të cilët në vazhdimësi kryenin veprat penale të kontrabandimit të migrantëve dhe falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit.

Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar nëntë shtëpi dhe objekte përcjellëse si dhe katër agjensione turistike.
Të dyshuarit me qëllim të përfitimit të shumave të mëdha financiare, organizonin grupe të qytetarëve të Republikës së Kosovës, me qëllim të kontrabandimit të tyre në shtetet e perëndimit.

Ata për këtë qëllim shfrytëzonin vijat e rregullta të udhëtimit kryesisht nga qytetet e Kosovës në drejtim të Serbisë, për të kaluar fillimisht në Hungari e më pastaj në shtetet tjera evropiane. Gjatë hetimeve të këtij rasti janë identifikuar 30 viktima të kontrabandimit me migrantë.
Të dyshuarit janë:
1. Sh. S. 1957 Kosovar/shqiptar
2. B. B. 1972 Kosovar/shqiptar
3. S. B. 1969 Kosovar/shqiptar
4. L. B. 1976 Kosovar/shqiptar
5. B. V. 1970 Kosovar/shqiptar
6. P. H. 1975 Kosovar/shqiptar
7. M. K. 1972 Kosovar/shqiptar
8. E. G. 1976 Kosovar/shqiptar

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:
1. Numër i madh i dokumenteve (pasaporta, letërnjoftime të viktimave, formularë të ndryshëm, transaksione bankare, lista të udhëtarëve etj.)
2. 3 (tri) revole të kalibrave të ndryshëm
3. 1 (një) pushkë automatike (njëzetëshe)
4. 3 (tri) pushkë gjuetie
5. 150 fishekë të kalibrave të ndryshëm
6. 22 telefona celularë

Në këtë operacion përveç njësive policore kanë asistuar edhe zyrtarët e ATK-së.

Personat e dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›