E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Facebook” i pasigurt, goditetfaqja e themeluesit Zuckerberg

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Një hulumtues palestinez disa kohë më parë kishte raportuar për mundësinë e thyerjes së sistemit të sigurisë së rrjetit social “Facebook”, por deklarata e tij u injoruara nga themeluesit e FB. Por ai thyeu sigurinë dhe hyri në faqen e themeluesit të rrjetit social, Mark Zuckerberg.
 
Tashmë, dihej se “Facebook” nuk ishte mbretëria e privatësisë, por që të sulmohej dhe faqja e themeluesit të këtij rrjeti, është padyshim impresionuese. Hulumtuesi palestinez, Khalill Shreateh, arriti të hacker-ojë profilin e Mark Zuckerberg. Në faqen e Zuckerberg ai publikoi një mesazh pa qenë “mik” i tij.
 
Në të vërtetë, ky veprim nuk tregon për një sulm ndaj faqes virtuale, por është më tepër një formë ekstreme e denoncimit të mënyrës sesi mund të thyhet programi, duke cënuar privatësinë e përdoruesve.
 
Në këtë mënyrë, ata mundësojnë që të dëgjohet zëri i tyre.
 
Hulumtuesi palestinez në këtë mënyrë tregoi sesi mund të korrigjohet defekti, që i bën të sulmueshme profilet e qytetarëve. Megjithatë edhe pse ai ka sulmuar faqen e themeluesit të rrjetit social “Facebook”, për të nuk do të ketë asnjë gjobë financiare, por as edhe ndonjë përfitim.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›