Totozani: Romët janë qytetarët me të diskriminuar dhe të përjashtuar të Shqipërisë
“Qytetarët rom janë të përjashtuar social në Shqipëri, ndaj duhet lobuar që ti vihet nderi në vend.
Apeli vjen nga Avokati i Popullit Igli Totozani gjatë një takimi të këtij institucioni me ekspertë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve të komunitetit ndërkombëtar.
Takim i sotëm në vazhdën e kërkimit që Avokati i Popullit po bën për të gjetur jnë zgjidhje definitive që kanë komuniteti rom. Kemi konstatuar gjatë këtyre viteve se romët kanë2 probleme të punësimit, probleme ekonomike të shëndetësisë, të regjistrimit, probleme që nuk kanë gjetur zgjidhje. Jam pothuajse i bindur se romët janë shtresa e përjashtuar sociale. romët janë qytetarët të Republikës së Shqipërisë të përjashtuar. Sistemi social nuk i ka romët e llogaritur. Pse ndodh kjo,sepse sistemi jonë është më shumë kritere që romët nuk arrijnë ti përmbushin, u shpreh Totozani
Avokati i Popullit paralajmëroi se së shpejti institucioni që ai drejton do të nxjerrë një raport në lidhje me situatën e romëve, pas vëzhgimit të gjendjes së tyre në terren.
Totozani theksoi se këmbëngulja e institucionit të Avokatit të Popullit për këtë çështje është se romët janë qytetarët me të diskriminuar dhe të përjashtuar të Shqipërisë./A.Xh