E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, Sorensenzëvendësonambasadorin Fuere

SHKUP- Diplomati danez Piter Sorensen më 1 mars do të marrë postin e ambasadorit të Bashkimit Europian në Maqedoni, duke zëvendësuar kështu ambasadorin aktual Ervan Fuere. Sorensen ka shërbyer për një kohë të gjatë në Kosovë dhe Maqedoni. Herën e fundit në detyrë ka qenë në postin e Përfaqësuesit të veçantë të Javier Solanës në Beograd. Gjithashtu, ai në Beograd që nga viti 2006 ka qenë oficeri ndërlidhës i sekretariatit të Këshillit të BE-së. Përveç Beogradit, ai e njeh edhe Kosovën, ku ka punuar si drejtor i Zyrës Europiane në Kosovë nga viti 2002 deri në vitin 2006, pasi kishte qenë nga viti 2000 deri në vitin 2002 përfaqësues i veçantë i BE-së po në Kosovë. 43 vjeçari Peter Sorensen është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Arhus në Danimarkë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›