“Filxhani i sat ëme”, Majko e Rusmali sherr tek ‘Ligjet’
TIRANE- Ka degjeneruar në sherr dhe fyerje personale seanca e djeshme dëgjimore në komisionin parlamentar për Çështjet Ligjore me dy kandidatët e dekretuar nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani për vendet vakante në Gjykatën e Lartë, Admir Thanza dhe Tom Ndreca. Shqyrtimi i kandidaturave zgjati vetëm pak minuta, pasi opozita i vlerësoi gjyqtarët si të papërshtatshëm. Nga ana e tij kreu demokrat i komisonit, Ilir Rusmali, duke parë se asnjë prej deputetëve të pranishëm në mbledhje nuk u drejtoi pyetje kandidatëve kaloi tek çështja tjetër e rendit të ditës duke i konsideruar si të miratuara me konsensus dekretet e Presidentit. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit socialist, Pandeli Majko, i cili ka kërkuar që dy kandidatët Thanza e Ndreca të kaloheshin për votim. “Do t’i kaloni në votim? Më falni zoti kryetar dua fjalën Për procedure. Mesa di unë dekretet hidhen në votë. A u hodhën në votë dekretet? Për çfarë jeni këtu? Duke bërë ‘gola’ apo duke kaluar dekretet e Presidentit të Republikës? Po lerini tani këto komedira. O bëni këtu procedurën siç është për t’u bërë, bashkë me diskutimet përkatëse ose mos u bëni qesharakë fare”, - u shpreh Majko. Ndërkohë kryetari demokrat i komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, ironizoi qëndrimin e Majkos, duke thënë se “nuk shoh filxhanin e Pandit kur doni të votoni ju”. Kaq ka mjaftuar që deputeti socialist t’i përgjigjej: “filxhani i sat ëme. S’keni turp, e quani të miratuar pa hapur votimin”. Nga ana e tij Rusmali replikoi duke thënë se “për procedurë kandidatët u votuan me konsensus. Z.Majko ju tërheq vëmendjen! Po prishni qetësinë dhe punën e komisionit. Ore mbaj veten ore. Kujdes ti ore me fjalorin! Mbaj veten dhe qetësohu se është turp për një ish-kryeministër të përdorë fjalë të pista dhe të ndyra në komisioni”, - tha Rusmali.
OPOZITA
Admir Thanza dhe Tom Ndreca janë dy kandidaturat që pritet të zëvendësojnë në këtë post Besnik Imerajn dhe Gani Dizdarin të cilët kaluan tek Gjykata Kushtetuese. Nishani dekretoi dy emrat të premten. Admir Thanza ka qenë anëtar i gjykatës Kushtetuese, ndërsa Tom Ndreca është gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës, detyrë që e ushtron prej 16 vitesh. Menjëherë pas shpalljes së dekreteve të kreut të shtetit, lideri i opozitës reagoi në “Twitter” duke ironizuar vendimin e Nishanit. Sipas tij, Presidenti duhej të kishte shpërblyer edhe gjyqtaren tjetër, Sashenka Jonuzi, e cila sëbashku me Tom Ndrecën u akuzuan ashpër nga Partia Socialiste për rolin e tyre, si pjesë e trupës së gjyqtarëve në Kolegjin Zgjedhor që morën vendimin për zgjedhjet e 8 Majit për Bashkinë e Tiranës. “O President mos harro Sashenkën se nuk ishte Toma më shumë hero sesa ajo në luftën për Bashkinë e Tiranës që Tomën ta shpërbleni e Sashenkën jo!”, - ka shkruar Rama.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)