Konte qëndron, por me një "Top Player"
Tekniku i Juventusit, Antonio Konte ka fituar dy tituj në Itali dhe natyrisht është në epiqendrën e klubeve, si Çelsi, Mançester Siti, Real Madrid, Barcelona dhe PSG. Por Konte deklaron: "Rruga ime te Juventusi do të përfundojë vetëm atëherë kur të mos jem më entuziast dhe për momentin jam shumë i lumtur me të gjithë djemtë, sepse kemi fituar titullin e dytë rresht." Konte është gati të vijojë projektin, por me një "Top Player" më shumë në fushën e lojës.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)