“Frikë nga lufta”, arrestohen 16 klandestinë, nga Sudani dhe Siria në kufi
KAKAVIJË- Policia kufitare në pikën e Kakavijës ka ndaluar sot 16 klandestinë, kryesisht nga Sudani dhe Siria. Autoritet kufitare bëjnë me dije se mes të arrestuarve janë 3 femra dhe 2 fëmijë.
Policia kufitare zhvilloi 2 operacione rreth orës 1:00 të mëngjesit. Operacioni i parë u zhvillua në fshatin Glin ku u kapën 11 klandestinë, ndërkohë që pjesa tjetër u arrestua në fshatin Jergucat.
Dyndja e klandestinëve ditët e fundit ka bërë që policia kufitare të forcojë kufirin jeshil. Klandestinët e përdorin vendin tonë kryesisht si vend transit për të kaluar më pas për në vende të tjera të Europës.
(e.m/BalkanWeb)