Berisha, sot takimi i lamtumirës me stafin, pritet dhe dorëheqja e ministrave
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha pritet të mbledhë sot në selinë qeveritare në orën 12:00 stafin e tij për takimin e lamtumirës. Ai do të zhvillojë takimin e fundit me stafin qeveritar. Përveç administratës do të jetë edhe stafi politik tashmë i dorëhequr prej disa ditësh. Takimi do të jetë i organizuar si kokteil, por që do të jetë një mirënjohje e Berishës ndaj njerëzve me të cilët punoi 8 vite në Kryeministri. Ndërsa në mbledhjen e djeshme të qeverisë, u miratua dorëheqja e gjithë ekipit të zëvendësministrave.
Berisha njoftoi se pas tyre do t’i komunikojë Presidentit Bujar Nishani edhe dorëheqjen e ministrave të kabinetit të tij, ndërsa vetë do të qëndrojë në punë deri në momentin e betimit të qeverisë së re. “Unë, në përputhje me detyrimet e mia, në momentin që do ta gjykoj më oportun dhe të afërt do t’i paraqes Presidentit të Republikës dorëheqjen e këtij kabineti dhe do të qëndrojmë si qeveri në detyrë deri në momentin që qeveria tjetër, në përputhje me Kushtetutën, të betohet te Presidenti i Republikës”, - u shpreh z.Berisha.
Mësohet se për lirimin nga detyra të zëvendësministrave i është referuar legjislacionit në fuqi, i cili ia njeh këtë atribut mbledhjes së qeverisë. Në nenin 6 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, thuhet se zëvendësministri emërohet dhe lirohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Kryeministrit. Me urdhër të ministrit, zëvendësministrit i caktohen edhe detyra të tjera. Në fillim të javës që vjen qeveria tjetër merr votëbesimin e drejtuar nga kreu i socialistëve”, Edi Rama.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Mbledhja e fundit, qeveria miraton 70 vendime, lirohen nga detyra zv/ministrat